Gjatë viteve të fundit në qytetin e gurtë të Gjirokastrës janë të shumta banesat e rrënuara që investitor të ndryshëm po i kthejnë në shtëpi pritëse apo hotele për të mik pritur turistët . Banesa Kale e cila daton prej vitit 1884 sot është kthyer në një vend të mirëfilltë dhe pret vizitorë të shumtë . Ata turistë të cilët zgjedhin që qëndrimin ta bëjnë në këtë njësi akomodimi thonë se vet banesa por edhe pamja që të ofron nga pika ku ndodhet është tepër e veçantë .
“Ne jemi nga Franca , kemi bërë një itinerar të gjatë përpara se të vinim në Gjirokastër , ambienti ku kemi qëndruar këtu në Gjirokastër ka qenë shumë i lezetshëm dhe i veçantë . Pamja që të ofron është shumë e bukur nga këtu duken shtëpitë e vogla të vendasve dhe kjo na pëlqen shumë . Kemi marrë shumë informacione për historinë e Gjirokastrës përpara se të vinim këtu”, tha një turiste.
“Është shumë bukur këtu , na kishin informuar për këtë vend disa miqtë tanë dhe zgjodhëm të qëndronim këtu , po na pëlqen shumë , kemi mësuar më shumë edhe për historinë e kësaj banese që po qëndrojmë kemi parë si ka qenë dhe se si është shndërruar tani” tha një turiste tjetër.
“Ky hotel është shumë i bukur , ushqimi që hëngrën për mëngjes që shumë i shijshëm na pëlqeu shumë . Duam të rikthehemi në Gjirokastër edhe me familjet tona pasi tani kemi ardhur me shoqërinë”, tha një tjetër turiste .
Investitori thotë se rezervimet kanë qenë të shumta dhe se turistët interesohet ta shikojnë shndërrimin e banesës ndër vite.
Turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë së qytetit të Gjirokastrës që duket se nga viti në vit po nxit banorët të investojnë drejt fushës së hotelerisë apo çeljes së bujtinave familjare që mirëpresin vizitorë.
/RTSH/