RTSH 24 Live

Sociale

Turizëm në qytetin verilindor, Puka, oazi i bukurive të fshehura mes maleve

27/05/2024

Turizëm në qytetin verilindor, Puka, oazi i bukurive të fshehura mes maleve

Megjithëse një nga 5 qytetet e vogla shqiptare, Puka është kthyer vitet e fundit në një prej destinacioneve të preferuara turistike. Për ata që duan freskinë e bjeshkëve, ajrin e pastër, aventurën dhe shijimin e produkteve bio, të gjitha mund të gjenden vetëm 60km larg Shkodrës dhe 145km larg Tiranës.

Një grup vizitorësh të ardhur nga Italia  e krahasojnë Pukën me Montecarlon

“Puka, nuk e kisha dëgjuar këtë vend kaq te largët. Këtu erdha tek miku im, një prift, dhe po bëjmë një tur në çdo fshat. Me pëlqen civilizimi, rrugët, pastërtia, rregulli, një vend që më la pa mend. Edhe kuzhina është shumë e mirë, i gjithë Ballkani ka kuzhine të mirë por Shqipëria të veçantë. Mund të them që edhe turqit e kanë mësuar kuzhinën nga ju. Keni një kuzhine miks mes shqiptare, turke, greke diçka shumë të shijshme. Me pak fjalë Puka me pëlqen”, u shpreh një turist.

“Është e jashtëzakonshme nuk mendoja të gjeja një vend kaq të bukur. Unë vij nga Sicilia dhe ky eshte një vend që duhet të zhvillohet shumë në turizëm, është e këndshme. Shqipëria ka mal ka det, në përgjithësi ka vende të bukura. Por Puka është e bukur nga natyra. Ishim lart në male dhe kemi pire ujë të Pukës, kemi ngrënë ushqim të mirë dhe kemi marre ajër të pastër. Nuk e prisja të ishte kaq bukur vërtet”, tha një turist tjetër.

Ndërsa PërparimLaçi është ndër të parët që i mësoi shqiptarët me idenë e bujtinave, e të krijuarit një ambient të ngrohtë familjarë për pushuesit. Nga viti në vit turizmin në Pukë e sheh në rritje.

Pranë bujtinës së Përparimit vazhdimisht ka turistë nga e gjithë bota.

“Vijmë nga Franca, ne kemi përshkuar me motorë pjesën veriore dhe synojmë të shkojmë në Mal të Zi. Rruga me pamje fantastike, por sigurisht që ka nevojë për investime”, tha një turiste.

/RTSH/