Tuma e Kamenicës është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë dhe është i vetmi muze natyror, më i madhi në Shqipëri.
Bashkëpunimi që ka pasur ndërkohë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë ehe më agjensitë turistike, ka bërë që të ketë një interes të shtuar kryesisht nga turistë të huaj, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga historia e saj.
“Shumica e turistëve vijnë nga Amerika, Australia, Kanadaja dhe pothuajse të gjitha vendet e Evropës. Me vendin janë njohur nëpërmjet rrjeteve dhe adresave që kemi vënë”, u shpreh arkeologu Florenc Cenolli.
Cenolli shton se një element i rëndësishëm është mirëmbajtja e kësaj tume.
Tuma e Kamenicës është zbuluar para gati 7 shekujsh dhe në të janë evidentuar 400 varre, skelete kockore si dhe mbi 3500 objekte të ndryshme arkeologjike0, si objekte qeramike, armë, stoli prej bronzi, hekuri, ari e kocke. Kjo Tumë ndodhet rreth 15 km larg nga qyteti i Korçës
Gazetare: Geralda Sali
/RTSH/