RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme

19/09/2024

Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se ai "ndoshta" do të takohet me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Zelenskyy do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme.

Ai pritet të mbajë një fjalim të mërkurën dhe të prezantojë të ashtuquajturin planin e tij të fitores për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Ndërsa Trump skeptik ndaj NATO-s ka shmangur në mënyrë të përsëritur të thotë se dëshiron që Ukraina të mposht Rusinë, demokratët amerikanë – përfshirë presidentin Joe Biden dhe kandidaten presidenciale Kamala Harris – e kanë mbështetur fuqishëm Kievin me ndihmë ushtarake për të shmangur agresionin e Moskës.

Trump dhe Zelenskyy folën më parë në telefon në korrik, por një takim mes të dyve do të shënonte ndërveprimin e tyre të parë personal që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021.

Në korrik 2019, një tjetër telefonatë mes të dyve çoi në shkarkimin e parë të Trump pasi ai e shtyu Zelenskyy të hetonte kandidatin presidencial të atëhershëm demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Gjatë një interviste me miliarderin e teknologjisë Elon Musk në X në gusht, Trump e përshkroi Zelenskyy si "shumë të nderuar" dhe tha : "Nuk ka njeri që ndihet më keq për situatën në Ukrainë se unë".

Sipas raportimeve të shumta të mediave, Zelenskyy pritet gjithashtu të takohet me Harrisin gjatë udhëtimit të tij.

 

/rtsh.al/