Gjatë pandemisë fenomeni më i ndeshur ishte ai trombohembolive që ndodhi tek shumë pacientë prekur nga covid, por mjekët hematologë po evidentojnë së fundmi edhe diagnostistimin me trombofili të trashëguar.
Përveç kësaj në disa raste raste po ekzaminohen edhe me trombofili hereditare, tendenca e lindur që ka individi për të bërë trombe më shumë krahasuar me popullatën e cila nuk e ka këtë hereditet.
Por ajo që po vihet re është dhënia pa kriter e rekomandimeve nga mjekë kryesisht gjinekologë për kryerjen e kësaj analize e cila është shumë shtrenjtë. Po kush duhet të hetohet për këtë sëmundje?
Që të bëhët kjo analizë duhet që një pacient bëjë trombohemboli pulmonare e cila shkon 20-40 raste për 100 mijë banorë ose evente trombotike të venave të thella të cilat shkojnë 120 raste për 100 mijë banorë. Dhe nëse pacienti ka patur një familjar me evente të tilla trombotike, atëherë rekomandohet për këtë analizë , sepse e para janë analiza me kosto të konsiderueshme.
Vajzat që janë në djeni të kësaj sëmundje u rekomandohet të mos marrin kontraceptivë orale pasi rrit rriskun për trombohemboli pulmonare. Në Shqipëri nuk kemi matje, por edhe pse nuk është në frekuencë të madhe duhet matur. Në botë kemi një në 5 mijë njerëz me Trombofilia.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh.al /