RTSH 24 Live

Aktualitet

Tre pista kryesore, eksperti Bedri Elezi zbulon detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt

26/12/2023

Tre pista kryesore, eksperti Bedri Elezi zbulon detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademaj nga burri i saj Naim Murseli, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor në Prishtinë tronditi opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti  i sigurisë së lartë Bedri Elezi foli për pistat që po ndjek Prokuroria e Kosovës në lidhje me hetimet.

Aktualisht Prokuroria e Kosovës në bazë të burimeve që kemi drejtimet e hetimit janë drejtuar ne tre pika të ndryshme. Bëhet fjalë për dyshime se e ndjera është privuar nga i dyshuari nën arsyen se i njëjti mund të ketë pasur ndonjë tentativë për të përfituar materialisht nga sigurimet apo nga të ardhurat që mundtë përfitojë nga vdekja e saj.

Hetimi i dytë ka të bëjë me dyshimet se bashkëshorti i saj mund të kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore me të njëjtën gjini, e ndjera mund të dinte ndonjë sekret që mund të dekonspironte të dyshuarin apo persona të tjerë.

Dyshohet se një shoqe e saj, me prejardhje nga Kosova është zhdukur dhe dyshohet se lidhet me rastin konkret dhe këto dyshime lidhen edhe me deklaratat e bëra nga babai i Naim Murselit se ekziston mundësia që e ndjera ,mund të mbarte një sekret që e ka bërë të rrezikshme jetën e saj” tha eksperti i sigurisë Bedri Elezi.

Gjithashtu eksperti Bedri Elezi theksoi se Prokuroria po heton edhe persona të tjerë që mbase janë të përfshirë ne këtë çështje edhe pse arrestime të tjera ende nuk ka.

Prokuroria e shtetit po heton se mund të ketë dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë. Janë katër të arrestuar, njëri është porositësi, njëri është ekzekutuesi, njëri është dhënie të ndihmës dhe njëri për kontrabandim të armëve dhe mbështetje të kryerjes së veprës. Gjithashtu janë duke u hulumtuar të gjitha komunikimet në telefonin e të ndjerës dhe gjithashtu edhe në telefonin e vrasësit. Nuk mund të flasim për ndonjë arrestim por mund të themi se ka pista të cilat mund të përfshijnë edhe persona të tjerë të cilët kanë pasur njohuri”, u shpreh eksperti.

/rtsh.al/