Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku thekson arritjen e një objektivi të rëndësishëm në forcimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri. Ai shprehu kënaqësinë për finalizimin me sukses të një pune voluminoze, pas një periudhe konsultimesh në 12 qarqet e vendit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në postimin e tij, ministri njoftoi se Këshilli i Ministrave miratoi një listë projektesh që do të përfshijnë investime.
“I lumtur që finalizuam me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar më shumë sistem e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet.
Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë dhe që parashikojnë investimet në;
- Infrastrukturë
-Mjete
- Rikonstruksion digash
13 milionë euro do të funksionojë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga për zbatimin e projekteve që bëjnë të bëjnë Shqipërinë më të sigurt”, shkruan Vengu.
/rtsh.al/