RTSH 24 Live

Aktualitet

Transferimi i të dënuarve, Ministria e Drejtësisë: Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e re me Italinë

19/11/2023

Transferimi i të dënuarve, Ministria e Drejtësisë: Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e re me Italinë

Ministria e Drejtësisë deklaroi sot se informacioni që qarkullon në medie për një marrëveshje me Italinë për transferimin e të dënuarve është i pasaktë. Në një deklaratë për shtyp ministria e Drejtësisë theksoi se “nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e re në takimin Manja-Nordio”.

“Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi dhe transferimi me Italinë dhe bashkëpunojmë normalisht. Numri që përmendet është numri i shqiptarëve që gjenden në burgjet italiane  dhe autoritetet respektive do bashkëpunojnë për programe edukimi të përbashkëta”, tha Ministria e Drejtësisë.

/rtsh.al/