RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafik i rënduar në Elbasan, ardhja e emigrantëve shton lëvizjet në qytet

30/12/2024

Trafik i rënduar në Elbasan, ardhja e emigrantëve shton lëvizjet në qytet

Në qytetin e Elbasanit akset nacionale si Elbasan–Tiranë, Elbasan–Qafë-Thanë dhe Elbasan–Peqin, kanë krijuar ditët e fundit një fluks tepër të lartë të trafikut.

Rrethrrotullimi në njësinë administrative Bradashesh, që lidh udhëtarët të cilët shkojnë në juglindje apo jugperëndim të vendit, është ngarkuar po ashtu nga vargu i gjatë i automjeteve.

E njëjta situatë është edhe në kryqëzimin e Cerrikut në brendësi të Elbasanit, ku autokolonat e mjeteve janë me km të gjata.

Komisariati i Policisë së Elbasanit ka shtuar forcat e rendit në terren për të bërë të mundur lehtësimin e trafikut.

Numri i shtuar i automjeteve vjen dhe nga numri i lartë i emigrantëve, të cilët kanë mbërritur në Elbasan për të festuar ndërrimin e viteve me familjet e tyre.

Kjo situatë ka krijuar dhe nervozizëm tek qytetarët.

Jo vetëm qyteti i Elbasanit, po i gjithë qarku është përfshirë nga trafiku i rënduar.

Gazetar: Enes Molla

/rtsh.al/