Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale momente nga pista e skive në Dardhë, që ka mbledhur këtë fillim viti edhe turistë të shumtë të apasionuar pas sportit të skive.
“Skipista e Dardhës, një destinacion unik i krijuar nga pasioni i zjarrtë i një familjeje korçare, por që së shpejti do të pasohet nga një tjetër, po në Korçë, ku do të ndërtohet resorti i parë ndërkombëtar i skive në vendin tonë si një destinacion i ri i turizmit dimëror në Shqipëri”, shkroi Rama.
Pista në Dardhë është një investim i familjes Tasho, që me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik.
Me antë të këtij investimi familje e ka kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur papushim fluksin e vizitorëve dhe ka vendosur në rendin e ditës domosdoshmërinë e një mbështetjeje të konsiderueshme nga qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
/rtsh.al/