Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën, duke e kthyer qytetin juglindor në kryeqendrën e festave.
Një numër i madh turistësh e zgjodhën Korçën për të pushuar, ku vihen re edhe rezervimet nga të huajt.
Pazari i vjetër është ndër më të pëlqyerit për tu frekuentuar, por nuk mbeten pas as zonat malore të Voskopojës e Dardhës, të cilat kanë qenë plot turistë gjatë këtyre ditëve.
Korça jo vetëm i ka të gjitha kapacitetet e plotësuara, por përtej tyre dhe hotelet në periferi janë plot, duke e bërë atë kampione të turizmit në festat e fundvitit në një atmosferë vërtet fantastike.
Një qytet ku kultura e shërbimit, ushqimi tradicional, serenatat e bukura korçare janë një zgjidhje gjithmonë e duhur për këdo që kërkon të ketë një fundjavë të bukur dhe të relaksuar.
Tashmë pas kalimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fundjava e parë e këtij viti shënon edhe startin më të fortë të turizmit për qytetin juglindor.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/