Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump pritet më 10 janar që të dënohet, por jo me burg, për çështjen ndaj tij se pagoi një aktore të filmave për të rritur për të mos treguar një moment intim të kaluar së bashku.
Gjykatësi i Nju-Jorkut, Juan Merchan, tha se presidenti i zgjedhur do duhet paraqitet personalisht ose virtualisht në seancën gjyqësore.
Majin e kaluar, Tramp u shpall fajtor nga juria e gjykatës për 34 shkelje. Ai dyshohet se falsifikoi të dhënat e biznesit të vet për t'i kaluar aktores Stormy Daniels 130 mijë dollarë "për të heshtur".
Paraqitja në gjykatë e presidentit Trump do të ndodhë vetëm 10 ditë kur ai do të betohet pas zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Trump reagoi ndaj gjykatësit në mediet sociale, duke e quajtur rastin ndaj tij një "sulm politik të paligjshëm" dhe "një farsë".
"Urdhri i gjykatësit shkon kundër Kushtetutës dhe nëse lejohet do të nënkuptonte fundin e Presidencës që ne njohim," shkroi Trump në rrjetin "Truth Social".
"Presidenti Trump duhet të vazhdojë procesin e tranzicionit presidencial dhe të kryejë detyrat jetike të presidencës, i pandalur nga mbeturinat e një gjuetie shtrigash," tha zëdhënësi i presidentit të zgjedhur, Steven Cheung. /BBC
/rtsh.al/