Bashkia e Vlorës ka nderuar njerëzit e punës. Në hollin e bashkisë është zhvilluar një aktivitet ku shumë punonjës të Ujësjellës kanalizimeve, të shërbimeve publike, të policisë bashkiake si dhe punonjës të Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi janë vlerësuar për punën e palodhur.
Kryebashkiaku Ermal Dredha ka përshëndetur të pranishmit duke e vënë theksin te nderimi dhe mirënjohja.
“Njerëzit e punës, që janë ajo pjesa pas perdes që nuk i shikon njeri, jeni pikërisht ju. Çdo njeri identifikohet nga ajo gjurmë që le ën jetë, nëpërmjet punës”, u shpreh Dredha.
Punonjësit kanë ndarë urimet për vitin 2025
“Jam mirënjohëse dhe krenare që kamë punuar për 24 vite me radhë në këtë bashki.
Së bashku të ecim para me vizoni”, u shprehën disa nga punonjësit.
Me motivacion përkushtim dhe angazhim në kryerjen e detyrës, kryebashkiaku ndau certifikata mirënjohjeje për 23 punonjës të sektorëve të bashkisë, për ata që ai i quajti punonjës të përkushtuar për të cilët puna nuk është thjesht një profesion, por mision të cilin e përmbushin me devotshmëri.
/RTSH/