RTSH 24 Live

Paris 2024

Tom Cruise dhe John Legend mes tifozëve në sallë për të parë rikthimin e bujshëm të Simone Biles

28/07/2024

Tom Cruise dhe John Legend mes tifozëve në sallë për të parë rikthimin e bujshëm të Simone Biles

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar sot rikthimin e njërës prej gjimnasteve më të suksesshme të viteve të fundit. Bëhet fjalë për Simone Biles, e cila ka shkëlqyer përsëri në “Bercy Arena”, vetëm pak muaj pasi vendosi që të rikthehej.

Biles, e cila është në paraqitjen e saj të tretë në Olimpiadë, vendosi që të tërhiqej për shkak të disa problemeve që kishte me shëndetin mendor.

Për të festuar rikthimin e saj në “Bercy Arena” të Parisit ishin prezent tifozë “VIP” si Tom Cruise, John Legend dhe Ariana Grande.