Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte (19 dhjetor) në Tiranë, si pasojë e asfiksimit nga gazi.
Policia njofton se ngjarja u regjistrua në një banesë në rrugë “Marije Kraja, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit humbën jetën pronari i banesës, një 47-vjeçar dhe një afërm i tij, një 56-vjeçar.
Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
/rtsh.al/