RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit ndër investimet më të rëndësishme, lehtësohet trafiku

5 orë para

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit ndër investimet më të rëndësishme, lehtësohet trafiku

Investimet publike me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore është fokusi kryesor i bashkisë Durrës.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga kantieri i ndërtimit të dy unazave të qytetit, që do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Ndërsa e cilësoi si një ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit, Rama shkruan se, “kantieri i ndërtimit të dy unazave në qytetit të Durrësit, ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit, që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” e do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve”.

Kryeministri bëri të ditur se Unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.

Unaza 2 “Spital – Currila” është me gjatësi 2.5 km e cila mundëson lidhjen e zonës së Currilave me Rrugën “Aleksandër Goga” nëpërmjet Rrugës “Isuf Ferra”, Rruga “Vojsava”, Rruga “Prokop Meksi” dhe Rruga “Abdulla Teku”.

Projekti për 2 UNAZAT Unaza 1 “Spitallë – Currila” me gjatësi 2.88 km e cila mundëson lidhjen e zonës së Currilave me zonën e Spitallës nëpërmjet Rrugës “Pjetër Pogdani” dhe Rrugës “Syri i Detit” (dy degëzime).

Kantieri i ndërtimit të dy unazave në qytetit të Durrësit, ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit, që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” e do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve.

/rtsh.al/