Në Tiranë po mbahet ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.
Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për çështjet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe migracionin.
Në ministerialin që organizohet nga Çekia, e cila mban presidencën e rradhës, marrin pjesë dhe komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson dhe komisioneri i BE për drejtësinë, Didier Reynders.
Në takime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, Frontex dhe Agjencisë së BE-së për Azilin.
Ndërkohë më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.
Pritet të marrin pjesë liderët e Bashkimit Europian, mes tyre presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
/ rtsh.al /