RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, maturantët në protestë pas provimit të Matematikës: Teza shumë e vështirë

12/06/2021

Tiranë,  maturantët në protestë pas provimit të Matematikës: Teza shumë e vështirë

Maturantët në kryeqytet po protestojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për vështirësinë në provimin e matematikës, që e zhvilluan dje, 11 qershor. Të rinjtë maturantë kërkuan ripërsëritje të testit të matematikës ose të rishikohet pikëzimi. Për shkak të protestës, është bllokuar aksi rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë devijuar.
Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të lëndës së Matematikës. Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 % (15 pikë).