RTSH 24 Live

Kronika

Tiranë, luanin lojëra fati të paligjshme, policia arreston 17 persona

11/11/2022

Tiranë, luanin lojëra fati të paligjshme, policia arreston 17 persona

17 persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Poker” që ka goditur veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, njoftoi policia. Të ndaluarit janë kapur në flagrancë në ambientet e një lokali , tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celularë, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

 

/ rtsh.al /