RTSH 24 Live

Sociale

Tiktok në Shqipëri - Nismë e re për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor

11/10/2024

Tiktok në Shqipëri - Nismë e re për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor

Me nisjen e bashkëpunimit të AMA-s me TIK-TOK mbi përmbajtjet e dëmshme që gjenden në këtë platformë si dhe me çështje të piraterisë një përfaqësi e kësaj platforme ka mbërritur në Tiranë.

Siguria e fëmijëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte në fokus të diskutimeve, ndërsa autoriteti i medias audiovizive ka hequr qindra video me përmbajtje të dëmshme nga TIK TOK në Shqipëri.

Armela Krasniqi, kreu I AMA-s, tha se “Kemi zhvilluar në qytetin e Tiranës mbi 20 takime duke nisur nga mosha para shkollare. Ka qenë pikërisht këshilli I ankesave pranë institucionit tonë I cili ka diskutuar  dhe ka dhënë rrugëzgjidhje se si duhet qasur ky lloj fenomeni. Ne jemi të bindur se do të fillojmë këtë lloji turi takimesh apo dhe informimi të prindërve dhe në qytete të tjera. AMA ka nisur prej një kohë të gjatë një seri videos që nga sinjalistika që do duhet të jetë në programet audio-vizive ku gjithashtu kemi dhe një sërë videos të tjera që I shpërndajmë në faqe të ndryshme dhe në median sociale që lidhen me përdorimin digjital.

CRCA-tik Tok lançuan nismën e re që shtrihet në gjashtë vende të rajonit, ku bën pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.

Ndërsa Lukasz Gabler, menaxher i politikave publike me TikTok vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin me AMA-n si nismëtare e këtij projekti.

“Jam shumë i lumtur qe po nisim këtë projekt i cili përqendrohet ne sigurinë digjitale. Siguria është prioritet për TikTok-un dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë ne sigurinë e teknologjisë. Por dhe në çdo projekt të përgjithshëm për publikun, për mënyrën sesi të përdorin hapësirën online në mënyrë të sigurt. Ne jemi shume të lumtur për bashkëpunimet që kemi nisur me AMA-n si nismëtare e  këtij projekti”, tha Gabler.

Që nga viti 2015 në Shqipëri ekziston platforma isigurt.al, ku çdo ditë denoncohen raste të abuzimeve seksuale dhe dhunës online, ndërsa shifrat tregojnë se nga janari deri në prill të këtij viti numri i incidenteve të raportuara është 182 raste.

 

/rtsh.al/