RTSH 24 Live

Teknologji

Tik-Tok na përgjon? Eksperti i IT: Secili nga ne ka një “dosje” dhe nuk dimë ku shkojnë këto të dhëna

18/04/2024

Tik-Tok na përgjon? Eksperti i IT: Secili nga ne ka një “dosje” dhe nuk dimë ku shkojnë këto të dhëna

Smartfonët (smartphone) dhe aplikacionet e rrjeteve sociale përdorin dhe mbledhin të dhënat tona personale, ndërsa kanë aftësinë edhe të na përgjojnë duke gjurmuar idetë tona për diçka. 

Për specialistin e IT Igli Mjalti tha se çdo përdorues i celularit dhe rrjeteve sociale ka një “dosje” ku mblidhen të gjithë të dhënat dhe e keqja e kësaj, sipas tij, është se nuk dihet se ku shkojnë dhe nga kush përdoren këto të dhëna personale.

“Teknikisht ata marrin shumë më shumë të dhëna nga sa ti pranon në kushtet e kontratës që miraton në fillim për instalimin e aplikacionit. Nuk ka siguri që të dhënat e tua nuk do përdoren për të tjera gjëra. Ty vetë si individ të është krijuar një profil nga gjërat që ti kërkon shkruan apo shkarkon nga telefoni, pra secili ka një “dosje” të tijën. Në bazë të këtyre të dhënave ata të nxjerrin rekomandime të reklamave të produkteve të ndryshme. Në pamje më të parë kjo është ndihmuese pasi të lehtëson duke të prezantuar ofertat, por e keqja e kësaj është se nuk dimë ku shkojnë të dhënat tona. Madje aplikacionet të njohin më mirë se çnjeh veten ti. Kush zotëron të dhënat dhe informacionin, zotëron botën”, tha Mjalti

Për “Jetë Shqiptare” në RTSH, eksperti i IT tha edhe disa mënyra se si të mund të shmangni përgjimin.

“Nëse tema është shumë personale për ty lerë telefonin larg, ose shko te settings dhe të heqësh opsionin e lejimit të mikrofonit. Gjithashtu mund të mbuloni edhe kamerën, pasi kanë aftësinë të përgjojnë”, tha ai.

/rtsh.al/