RTSH 24 Live

Aktualitet

Thirrje terroriste në rrjetet sociale, kapet nga SPAK mbështetësi i ISIS

02/08/2022

Thirrje terroriste në rrjetet sociale, kapet nga SPAK mbështetësi i ISIS

Pas një hetimi 2-vjeçar, Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Antiterrorit ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një person të dyshuar për thirrje nxitëse për kryerjen e veprave terroriste.

B.Z., sipas njoftimit, nëpërmjet rrjeteve sociale publikonte materiale radikale dhe propagandistike në mbështetje të shtetit islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Sot më date 02.08.2022 ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve “ parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u be pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Tëitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/