RTSH 24 Live

Politikë

Theth- Kryeministri Rama, nga “Buni i Bajraktarit", përshëndet me vargjet e Dritëro Agollit

29/06/2024

Theth- Kryeministri Rama, nga “Buni i Bajraktarit", përshëndet me vargjet e Dritëro Agollit

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të shtunën Thethin, një nga destinacionet turistike më të bukura në rajonin verior të vendit. Ai ka zgjedhur t’i përcjellë publikut një pjesë të poemës “Nënë Shqipëri” nga një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit, Dritëro Agolli.

“Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve,

Ti llërët lëmon në mëngjes me shkumën e deteve,

Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,

Ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkëve…

Dhe çdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e rudha,

Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë,

Thinjët na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,

Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…

NËNË SHQIPËRI – Dritëro Agolli”, shkroi kryeministri.

Në foton që ndau në rrjete sociale, Rama shkruan: “Buni i Bajraktarit, një nga vendqëndrimet më të bukura në botë, rrugës për Theth.” Thethi është kthyer prej vitesh në një nga pikat më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë.

/rtsh.al/