RTSH 24 Live

Politikë

Noka për RTSH-në: Pa zgjidhje politike nuk do të ketë stabilitet për këtë vend!

01/07/2024

Noka për RTSH-në: Pa zgjidhje politike nuk do të ketë stabilitet për këtë vend!

Vendi nuk do të ketë stabilitet nëse Qeveria nuk adreson krizën politike, ka deklaruar kështu sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për RTSH-në.

Stabilitet Shqipëria pa zgjidhje politike nuk do të ketë. Ta harrojë Edi Rama se mund të gëzojë karrigen e sulltanit të Surrelit pa i dhënë zgjidhje situatës politike në vend”, tha  Noka.

Noka tha se për stabilitetin politik, demokratët kanë dy kërkesa kryesore të cilat do t’i lancojnë në protestën e 11 korrikut, sikundër është lirimi i Kryetarit të PD-së Sali Berisha nga masa sipas tij e arrestit politik, sikundër krijimi i qeverisë teknike, që do t‘i hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

Jemi vendi me drejtësi politike sepse lideri i opozitë mbahet i burgosur politikisht. Nuk ka asnjë provë dhe as fakt dhe ku mbahet i burgosur lideri aty ka trokitur diktatura. Jemi i vetmi vend, anëtar i NATO që nuk zhvillon do zgjedhje të lira”, shtoi ai

Noka tha se PD krahas organizimit të protestës së 11 korrikut, është angazhuar edhe në procesin e bashkimit të demokratëve, ku përjashtim bëjnë sipas tij mercenarët e pushtetit, Basha dhe Alibeaj. Noka reagoi në intervistën për RTSH-në edhe për akuzat që Basha i ka drejtuar PD-së zyrtare, se është në bashkëpunim me qeverinë.

“Është edhe për të qeshur edhe për të qarë sepse një njeri me mendje normale nuk mund të artikulojë këtë. Pazar me Ramën ne, ku ky i fundit na ka sulmuar prej tre vitesh, që na ka përçarë, që na burgosur liderin, na ka lënë pa fonde ndërkohë që ata i ka bërë miliardier me tendera dhe vazhdo t’u japë tendera", tha Noka.

Ai tha se vetëm një psikiatër mund të shpjegojë gjendjen e Bashës.

Sekretari i Përgjitshëm i demokratëve tha se PD mirëpret çdo drejtues dege që ka qenë i mashtruar nga Basha, ndërsa tha se situata apelon që secili opozitar të ngrihet në lartësinë që koha apelon, për të larguar nga pushteti këtë shumicë që ka ngritur sipas tij në sistem krimin dhe korrupsionin.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/