RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Theth, digjet bujtina. Biznesmeni: Zjarri i qëllimshëm!

27/03/2021

Theth, digjet bujtina. Biznesmeni: Zjarri i qëllimshëm!

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe. "Buni i Bajraktarit" ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit. Dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro. Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj. Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve nga vendgjarja djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.

Biznesmeni Gëzim Olaj, i cili e ka kryer këtë investim pas disa vite pune si emigrant në Britaninë e Madhe, e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit. “Kam ardh nga Londra për të investuar. Është i qëllimshëm sepse nuk e kanë djegur më benzinë bujtinën time. S’kam pas probleme dhe as përplasje me kënd dhe nuk e di kush mund ta ketë bërë. Mund të jetë bërë edhe për çështje konkurrence, por për momentin nuk kam asnjë dyshim se mund të jenë autorët. Dëmi që më është shkaktuar kap vlerën 3 milionë euro përafërsisht, sepse më kanë djegur gjithçka që kam patur, lokalin e vjetër dhe ndërtesat e reja që janë bërë dhe ato që ishin në ndërtim e sipër”, deklaroi biznesmeni.