“Quhem Jaup dhe vij nga Holanda. Ndodhem në Shqipëri prej 15 ditësh dhe është hera e parë që e vizitoj dhe po më bëjnë përshtypje njerëzit janë shumë mikpritës. Gjatë vizitës tonë në Shkodër u ndalëm tek Ura e Mesit e cila për nga arkitektura qenka shumë e veçantë. Shkodra paska shumë vende të këndshme natyra jashtëzakonisht e bukur”, tha një turist.
“Kemi ardhur nga Belgjika me bashkëshortin. Për ne është hera e parë në Shqipëri. Qenka shumë bukur këtu në Shkodër, shumë vende po na pëlqejnë, ndërsa pamja që të ofron nga larg Ura e Mesit qenka mahnitëse. Shpresoj se do të rikthehemi sërish në Shkodër bashkë me miqtë tanë”, u shpreh një turiste.
Vitet e fundit ky objekt kulturore po tërheq shumë vizitorë të huaj. Për disa është hera e parë që vizitojnë Shkodrën e të tjerë rikthehen sërish për të vizituar Urën e Mesit.
Gazetar: M. Rakaj
/RTSH/