RTSH 24 Live

Kulturë

Tetori i librit në Elbasan, promovohet libri me poezi i poetit e gazetarit

25/10/2024

Tetori i librit në Elbasan, promovohet libri me poezi i poetit e gazetarit

Libri “Dashuria Bekohet”, vjen në formën e tij diskurseve poetike duke ardhur në vetë të parë me qendër dashurinë për vendlindjen e cila i reziston të gjitha kohërave. Autori ka realizuar gjithashtu edhe studimin “Elbasani në arkivat Britanike” që përmban detaje të pa njohura më parë. “Librat e Terziut” janë për çdo grup moshë për shkak të temave të përzgjedhura që ai trajton.

Ky libër ka një rëndësi të madhe për lexuesin dhe qytetin pasi transmeton prej së largu dashurinë për vendlindjen, një dashuri e pa konsumuar dhe e mbetur peng ndër vite.

Tetori i librit në Elbasan është një mundësi e mirë për tu njohur me autorët të cilët për nga cilësia e teksteve i tejkalojnë me dinjitet kufijtë e zonës ku ata jetojnë dhe krijojnë.

Gazetar: Marash Mirashi

/RTSH/