RTSH 24 Live

Aktualitet

Tërmeti në Turqi/ Kthehen në Shqipëri 12 anëtarë të grupit të kërkim-shpëtimit

15/02/2023

Tërmeti në Turqi/ Kthehen në Shqipëri 12 anëtarë të grupit të kërkim-shpëtimit

12 pjesëtarë të grupit të ekip kërkim-shpëtimit shqiptar, kanë përfunduar misionin e tyre në Malatya, Turqi, dhe janë nisur këtë të mërkurë (15 shkurt) për në atdhe.

Lajmin e ka bërë me dije Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, teksa ka publikuar dhe foton e anëtarëve të grupit të cilët ndihmuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të cilët u goditën nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit, i cili shkaktoi mbi 41 mijë të vdekur.

Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit.

Falenderime nga zemra për kontributin: Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha”, shkuan Konsullata e Përgjithshme në Stamboll.

Skuadra e parë shqiptare e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore me mbi 50 specialistë, mbërriti në Turqi një ditë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.  Më pas, më 8 shkurt, mbërriti në Malatya edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare, si pjesë e skuadrës së kërkim-shpëtimit.

/rtsh.al/