RTSH 24 Live

Sociale

Tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat, hidhet shorti publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit

30/12/2024

Tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat, hidhet shorti publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit

Bashkia Tiranë, organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re Kombinat, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim. Kjo do të thotë se familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat i kanë gati apartamentet e tyre të reja.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit apo tregtimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shortit publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilën e gjeni të afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

Ky ishte një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Tiranë, ku banorët e Kombinatit do mund të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja, të ndërtuara më të forta dhe më të bukura se më parë.

Kjo zonë në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh.

Lagjja e re në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

/rtsh.al/