RTSH 24 Live

Botë

Tentohet eliminimi i Assad/ Mediat ruse: Në trupin e ish presidentit ka shenja helmimi

02/01/2025

Tentohet eliminimi i Assad/ Mediat ruse: Në trupin e ish presidentit ka shenja helmimi

Bashar al Assad mund të jetë në mbrojtjen e regjimit të Vladimir Putin, por kjo nuk e ka shpëtuar nga një tentativë vrasjeje.

Një kanal rus Telegram ka pohuar se ndaj Bashar al Assad mund të jetë tentuar helmimi, duke ndezur spekulime në internet për fatin e diktatorit sirian pasi ai u arratis në Moskë pas rënies së tij.

Pretendimi u bë nga gjenerali SVR, i cili thotë se drejtohet nga ish-anëtarë dhe aktualë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, megjithëse nuk ofron asnjë provë për këto lidhje.

Sipas mediave ruse, presidenti i rrëzuar sirian është gjallë për mrekulli, pasi disa njerëz u përpoqën ta helmonin.

Atentati ndaj tij ndodhi të dielën dhe dyshohet të jetë drejtuar nga një ish-spiun i lartë i regjimit rus.

Lajmi nuk është konfirmuar nga burime zyrtare, por mediat ruse thonë se pas analizave, në trupin e Assad u gjetën shenja helmimi.

Ish-presidenti sirian shfaqi vështirësi në frymëmarrje dhe filloi të kollitej dhe kërkoi menjëherë ndihmë. Mjekët shkuan me urgjencë në apartamentin e tij në Moskë, dhe ia dolën ta shpëtonin.

Lajmi për atentatin e dështuar ndaj tij vjen në një kohë kur po qarkullojnë zëra se gruaja e tij, Asma al-Assad, po ka kërkuar divorcin dhe ka shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në Britaninë e Madhe.

Por 49-vjeçarja, e lindur në Londër, nuk do të mund të kthehet në shtëpi pasi i ka skaduar afati i pasaportës.

Bashar al-Assad ka qenë nën mbrojtjen e të fortit të Kremlinit në Moskë që nga 8 dhjetori 2024.

 

/rtsh.al/