Gazeta ruse Izvestia raportoi sot se një sulm ukrainas me dron ka lënë të vrarë një nga gazetarët e saj, Alexander Martemyanov, ndërsa ai po udhëtonte në një autostradë në Ukrainën e pushtuar lindore.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, Martemyanov po kthehej nga raportimi për bombardimet në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Horlivka në rajonin e Donetsk me kolegët e tij kur automjeti i tyre u godit. Nga sulmi mbeti i plagosur gjithashtu një gazetar nga RIA dhe katër punonjës të tjerë të medias, shtoi agjencia.
“Makina në të cilën po udhëtonte gazetari u sulmua nga një dron kamikaz. Martemyanov vdiq nga plagët e marra” raportoi Izvesti, fillimisht një gazetë shtetërore sovjetike, ajo tani është në pronësi të National Media Group (NMG), një konglomerat mediatik me pronësi të konsiderueshme të kontrolluar nga shteti dhe lidhje të ngushta me Kremlinin.
Të paktën 15 gazetarë janë vrarë gjatë mbulimit të luftës në Ukrainë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
/rtsh.al/