Blerina Bala është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë së Himarës. Bala u zgjodh me 16 vota pro në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte (29 mars) me dyer të mbyllura.
Këshilli Bashkiak i Himarës u mblodh sërish pas tensioneve me mbështetësit e kryetarit të zgjedhur më 14 maj, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit.
Mbështetësit e Belerit kërkuan nxjerrjen jashtë ambienteve të mbledhjes së prefektit të qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, duke bërë thirrje kundër tij në greqisht. Po ashtu, mbështetës të Belerit kërkuan edhe largimin nga mbledhja të Blendi Klosit.
Mbledhja erdhi pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili njoftoi largimin nga detyra një ditë pas arrestimit me urdhër të SPAK, si dhe pas arrestimit të Fredi Belerit.
Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga Partia Socialiste, 7 nga Partia Demokratike dhe 5 nga parti të vogla.
/rtsh.al/