RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama: Rekord vizitorësh në muzetë e vendit, rreth 55 mijë turistë nga janari në mars 2024

28/04/2024

Rama: Rekord vizitorësh në muzetë e vendit, rreth 55 mijë turistë nga janari në mars 2024

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar shifrat zyrtare që vizitorët kanë frekuentuar muzetë e vendit për gjatë tre muajve të parë të vitit.

Kreu i qeverisë Rama shkruan se numri i vizitorëve për periudhën janar-mars 2024, është 122% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Sipas shifrave zyrtare numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë janë në  rritje.

Në tremujorin e parë të vitit gati 1.53 milionë të huaj kanë hyrë në vendin tonë gati 30% më shumë se një vit më parë. Gati 80% e tyre kanë ardhur nga rajoni i Evropës Jugore, ku në krye qëndrojnë shqiptarët e Kosovës, ndjekur më pas nga vizitorët e shtetit fqinj të Italisë.

Turizmi pritet të jetë nxitësi kryesor i ekonomisë gjatë këtij viti, ndërsa kërkesa e rritur nga të huajt, pritet të sjellë edhe shtimin e konsumit tek bizneset vendase.

 

/rtsh.al/