RTSH 24 Live

Sociale

Teknologjia tërheq më shumë studentë, në Universitetin e Durrësit më shumë të regjistruar se 1 vit më parë

14 orë para

Teknologjia tërheq më shumë studentë, në Universitetin e Durrësit më shumë të regjistruar se 1 vit më parë

Universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës ka pranuar një numër prej rreth 1700 studentë të rinj, afro 10 përqind më shumë se viti i kaluar, ndërkohë që në këtë vit akademik nuk rrezikon të mbyllet asnjë degë.

Rektori Shkëlqim Fortuzi shprehet se studentët po orientohen drejt kërkesave që ofron tregu i punës ndërsa degët më të preferuara janë programet e teknologjisë së informacionit si dhe infermieria.

Ky universitet ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me 9 institucione te arsimit te larte në botë me të cilët aplikohet diploma e dyfishtë, ndërkohë që student mund të shfrytëzojnë programin Erasmus + për këmbimin e studentëve në Bashkimin Europian.

Por ndonëse numri i studentëve në Durrës është rritur nga viti në viti, për ta akoma nuk ofrohet akomodimi në konvikte. 

Në kuadër të zhvillimit të kampusit të ri në Spitallë është planifikuar që të ndërtohen edhe konvikte si për studentët vendas ashtu edhe për ata që vijnë jashtë Shqipërisë. Në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit, një pjesë e apartamenteve që do të mbesin pa shpërndarë nga fondi i ndërtesave të pa strehë, do të të vihen në dispozicion të studentëve të universitetit të Durrësit”, u shpreh rektori.

Rektori Fortuzi thotë se është marrë një vendim në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit ku një pjesë e apartamenteve që janë ndërtuar në lagjen e re në Spitallë, të jenë në dispozicion të studentëve.

Aktualisht ky universitet ka afro 18 mijë studentë në të gjitha programet e studimit.

/rtsh.al/