RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Opozita berishiste e ka kthyer në pazar dhe pjesëmarrjen në komisionin "Xhafaj" | "3D"

3 orë para

Gjikondi: Opozita berishiste e ka kthyer në pazar dhe pjesëmarrjen në komisionin "Xhafaj" | "3D"

Juristja Brizida Gjikondi ka qenë mjaftë kritike ndaj qëndrimit që opozita shqiptare po mban ndaj komisionit "Xhafaj". Duke folur në emisionin 3D të Alban Dudushit nër RTSH 1 HD, zonja Gjikondi tha se "Opozita berishiste e ka kthyer në pazar dhe pjesëmarrjen në komision". Madje ajo tha se lidhur me këtë komision ka filluar një muaj mjalti me maxhorancës dhe opozitës. Zonja Gjikondi ju referua miratimit të aministisë penale dhe disa ligjeve të tjera, të cilat i konsideroi pazare mes palëve. Kulmi sipas saj arriti kur Berisha ka deklaruar se anëtarë të opozitës të marrin në komisionin "Xhafaj". Juristja Gjikondi i konsideroi marrëdhiniet mes maxhoracës dhe opozitës si një imoralitet dhe shëmti politike.

/ rtsh.al /