RTSH 24 Live

Politikë

Hitaj: Do të ishte aventurë për mazhorancën, t'i heqë kompetencat SPAK-ut

3 orë para

Hitaj: Do të ishte aventurë për mazhorancën, t'i heqë kompetencat SPAK-ut

Gazetari Arbër Hitaj ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se do të ishte aventurë për mazhorancën që t’i heqë kompetencat SPAK-ut.

Duke folur mbi reformën në drejtësi dhe komisionin “Xhafaj”, Hitaj tha se

Kjo është një reformë ndër më të rëndësishmet që është bërë në Shqipëri në 30 vitet e fundit.

Duke parë rëndësinë e saj, duke parë edhe ata që janë mbështetësit kryesorë që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk besoj që mazhoranca të hyjë në një aventurë për ta ndryshuar dhe për t’i hequr kompetencat SPAK-ut”, tha Hitaj.

Gazetari Hitaj nënvizoi më tej se komisioni “Xhafaj”  është i paqartë në objektivin e tij duke përdorur terma të përgjithshëm.

Do të ishte aventurë që të futej në një qasje të tillë sepse mbrapa nuk është ajo, madje disa deputetë të saj nuk kanë dashur në atë kohë.

Por  e thënë kjo, asnjëherë nuk i dihet sepse po të shikosh objektivin e këtij komisioni është i paqartë; mirëqeverisja, antikorrupsioni...”, u shpreh Hitaj.

/rtsh.al/