RTSH 24 Live

Sociale

Përmirësimi i kushteve në konviktet e Gjirokastrës sjell interes nga ana e studentëve

13 orë para

Përmirësimi i kushteve në konviktet e Gjirokastrës sjell interes nga ana e studentëve

Shoqëria Trajtimi Studentor SHA Gjirokastër, ka marrë të gjitha masat për të mirëpritur studentët për vitin e ri akademik 2024-2025. Në dispozicion të tyre janë dy godina por falë rikonstruksionit të kryer së fundi godina numër 2 ofron ambiente më bashkëkohore.

Deri në këtë momente numri i të akomoduarve kap shifrën 130.

Drejtori i kësaj shoqërie, Iljaz Memushaj u bën apel të rinjve të zgjedhin konviktet ndërsa çmimet e qirave të banesave kanë shënuar një trend rritje.

Janë marrë të gjitha masat për mirëpritjen e studentëve. Vazhdojnë akoma regjistrimet. Kushtet janë shumë të mira. I bej thirrje studentëve që vijnë për herë të parë të vijnë në konvikte pasi kushte janë të mira dhe çmimet janë konkurruese”, tha Memushaj.

Dy konviktet në Gjirokastër ofrojnë një kapacitet akomodues prej 400 shtretër, ndërsa numri i studentëve qe regjistrohen në ta shkon rreth 200.

/rtsh.al/