RTSH 24 Live

Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person

11/09/2024

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person

Të shtëna me armë janë regjistruar në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një person është plagosur. Ngjarja ka ndodhur te rruga Princ Vidi, ndërsa i plagosur ka mbetur Ervin Nela.

Nga hetimet paraprake rezulton se Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.

Ervin Nela ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/