RTSH 24 Live

Aktualitet

Të gjitha lehtësirat që bëhen për pushtetin lokal, me ministrin Arbjan Mazniku

24/05/2024

Të gjitha lehtësirat që bëhen për pushtetin lokal, me ministrin Arbjan Mazniku

Ministri i Shtetit për Pushtetin Lokal, Arbi Mazniku, i ftuar në emisionin "Ekspres" në RTSH, ka folur për lehtësitë që i ofrohen pushtetit lokal në Shqipëri.

Fillimisht z. Mazniku u ndal tek rritja e pagave. Ai tha se është vendosur ristrukturimi i pagave në të gjitha nivelet e pushtetit lokal.

"Të gjitha pagat do të jenë njësoj për të gjitha bashkitë," tha z. Mazniku, ndërsa bëri të ditur se ato do të rriten në qershor.

Ministri i Shtetit solli si shembull profesionin e arkitektit, duke thënë se ai do të paguhet njësoj si në Tiranë ashtu edhe në Sarandë.

Z. Mazniku tha se në varësi të qyteteve, diferenca do të jetë mbi numrin e zyrtarëve në profesione të ndryshme dhe jo paga e tyre. Ai tha se një hap i tillë hidhet edhe për të mënjanuar vështirësitë për krijimin e burimeve njerëzore.

Z. Mazniku foli edhe për problemet e legalizimeve ende të pranishme. Bashkitë pritet të  kenë një rol më të madh dhe më aktiv se deri tani, tha ai.

"Ne synojmë që procesi i legalizimeve të mbyllet shpejt. Të mos zgjasi më shumë se dy vjet," tha ministri, duke shpjeguar se sipas ligjit të gjithë atyre që nuk u legalizohen banesat dhe që për asye të ndryshme mund të prishen, shteti duhet t'u gjejë strehim. "Askush nuk mbetet jashtë.

Lidhur me bashkëpunimin mes bashkive dhe universiteteve shqiptare, ministri i Shtetit tha se synohet bashkëpunimi me ta që dijet e tyre të përdoren për zgjidhjen e problemeve që dalin. "Ne synojmë të arrijmë marrëveshje specifike me të gjithë universitetet," tha z. Mazniku, ndërsa  bëri të ditur se studentët do të atashohen pranë bashkive.

Ministri Arbi Mazniku u ndal edhe tek Akademia e Pushtetit Vendor, e cila erdhi si domosdoshmëri për nga nevoja për stafe të kualifikuara.

Lidhur me ligjin e ri për ndërtimet në zonat rurale, z. Mazniku tha se ai parashikon procedura më të lehtësuara.

/ rtsh.al /