RTSH 24 Live

Sociale

Të eksplorosh me biçikletë, çifti nga Belgjika tur në Shqipëri

4 orë para

Të eksplorosh me biçikletë, çifti nga Belgjika tur në Shqipëri

Një çift të moshuarish nga Belgjika Monik dhe Pari prej vitesh po udhëtojnë në gjithë botën me biçikleta. Këtë vit ata në itinerarin e tyre kanë zgjedhur të përfshijnë edhe Shqipërinë me të cilën u njohën nëpërmjet një reportazhi.

Kemi vite që udhëtojmë me biçikleta, na pëlqen shumë natyra dhe e shijojmë më shumë udhëtimin kështu. Këtë vit zgjodhëm edhe Shqipërinë për ta vizituar. E pamë në një reportazh na pëlqeu shumë dhe vendosëm ta vizitojmë nga afër”, shprehet turistja.

Shqipëria po na pëlqen shumë është shumë e bukur , po e eksplorojmë prej gati një jave me biçikleta , sot kaluam nga Gjirokastra dhe po drejtohemi drejt Sarandës”, vlerësoi turisti.

Çifti nga Belgjika thotë se veç  natyrës janë tepër të interesuar edhe për historinë e qyteteve që vizitojnë

Njihemi edhe me historinë pasi është  pjesë shumë e rëndësishme kur viziton një shtet apo një qytet . Shqipëria ka histori shumë të veçantë.

Vendasit na kanë treguar më shumë për Shqipërinë dhe historinë e saj , kemi lexuar pak edhe nëpër libra , qytet me histori shumë të bukur edhe Gjirokastra edhe Saranda”, shprehen ata.

Janë të shumtë turistët që zgjedhin që udhëtimin e tyre në Shqipëri ta bëjnë me biçikleta kjo pasi shihet prej tyre si një mënyrë më e mirë për të shijuar natyrën.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/