RTSH 24 Live

Sociale

Praktika profesionale në SHBA, mundësi për të rinjtë korçarë mbështetur nga AADF

2 orë para

Praktika profesionale në SHBA, mundësi për të rinjtë korçarë mbështetur nga AADF

Të rinjtë korçarë tashmë kanë mundësi të zhvillojnë praktika profesionale 6-mujore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim i cili e ofron këtë mundësi për 20 qytetarë në të gjithë vendin.

Është zhvilluar edhe një takim në universitetin “Fan Noli” në Korçë, ku përfaqësues të fondacionit kanë dhënë shpjegime për kriteret dhe mënyrën e aplikimit.

Ilda Spahiu, Koordinatore AADF u shpreh se “Takimi i sotëm për praktikat profesionale 6-mujore në SHBA. Është një mundësi shumë e mirë, ku çdo gjë është e përfshirë nga AADF dhe aplikanti ka mundësi të punojë 6 muaj në SHBA”, tha Spahiu.  

Për këtë program ka shumë njerëz të interesuar për shkak jo vetëm të marrjes së një eksperience pune mjaft të vlefshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe sepse gati 90 përqind e shpenzimeve mbulohen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

/rtsh.al/