RTSH 24 Live

Sociale

Bimët mjekësore të Delvinës, kjo zonë eksporton rreth 100 bimë të rritura në mënyrë natyrale

3 orë para

Bimët mjekësore të Delvinës, kjo zonë eksporton rreth 100 bimë të rritura në mënyrë natyrale

Qyteti i Delvinës shquhet për prodhimin e agrumeve por vitet e fundit po vihet re një interes i lartë për bimët medicinale. Në një prej fabrikave të zonës së jugut takuam Verën ,e cila grumbullon dhe eksporton rreth 100 bimë të rritura në mënyrë natyrale.

Ajo tregon se jo vetëm në vendet e Shqipërisë por dhe jashtë saj kërkohen shumë për efektet shëruese të tyre.

“Kërkohen shumë bimët medicinale të Shqipërisë sepse kryesisht këto të maleve janë bio. Bimët medicinale të Delvinës nuk i gjen gjëkundi”, shprehet Vera.

E veçanta që Vera na zbuloi ishte se nga këto bimë medicinale ajo prodhon dhe vajra të ndryshëm si dafinë, rigon, sherbelë e shumë lloje të tjera. Të gjitha këto vajra preferohen shumë për trajtimin e shumë sëmundjeve.

Vlerat kuruese të këtyre bimëve medicinale të cilat mblidhen me shumë mund në zona të ndryshme të Shqipërisë janë të shumta dhe shpesh herë zëvendësojnë ilaçet.

Gazetare L.Fili

 

/rtsh.al/