RTSH 24 Live

Aktualitet

Të dielën reshje intensive dhe dëborë, Mbrojtja Civile apelon për kujdes të shtuar

7 orë para

Të dielën reshje intensive dhe dëborë, Mbrojtja Civile apelon për kujdes të shtuar

Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona të vendit. Reshjet më intensive priten në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, ndërsa dëbora do të bjerë në zonat malore mbi 300 metra lartësi.

Situata pritet të shoqërohet me ulje të ndjeshme të temperaturave, shtrëngata dhe ngrica, duke krijuar vështirësi të shumta në transport dhe rrezik për aksidente.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha strukturat vendore dhe qendrore që të jenë në gatishmëri maksimale për t’u përballur me situatat e mundshme emergjente.

Rekomandime për qytetarët:

Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet dhe ngricat.

Të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve për të shmangur situatat e rrezikshme.

Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë përgatitur planin e nevojshëm për ndërhyrje në rast të emergjencave.

/rtsh.al/