RTSH 24 Live

Aktualitet

Pezullohen lundrimet Durrës–Bari–Durrës më 12 janar për shkak të motit të keq

9 orë para

Pezullohen lundrimet Durrës–Bari–Durrës më 12 janar për shkak të motit të keq

Për shkak të kushteve atmosferike të vështira të parashikuara për datën 12 janar 2025, Kapitaneria ka njoftuar pezullimin e lundrimeve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Konkretisht, janë anuluar lundrimet e dy trageteve që do të niseshin nga Durrësi dhe dy trageteve që do të niseshin nga Bari.

Sipas njoftimit, anulimet vijnë si pasojë e erës së fortë nga drejtimi Veri-Lindje, me forcë 8 në Adriatikun Jugor.

Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe Durrës-Ankona do të vazhdojnë normalisht për të njëjtën datë. Kapitaneria këshillon pasagjerët të kontaktojnë kompanitë e transportit për informacion shtesë dhe për riorganizimin e udhëtimit.

/rtsh.al/