RTSH 24 Live

Kulturë

Të dielën, koncert nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, pjesë e repertorit, vepra e Nikolla Zoraqit

01/04/2023

Të dielën, koncert nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, pjesë e repertorit, vepra e Nikolla Zoraqit

Një premierë shqiptare dhe 2 kompozitorë francezë, do të jenë pjesë e repetorit në koncertin e radhës që do të dhurojë Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Drejtori artistik i Orestrës, njëkohësisht edhe dirigjent i këtij koncerti, Aurelien Azan Zielinski, shprehet se publiku do të ketë mundësinë të shijojë shijojë kësaj radhe një vepër të re shqiptare, të paluajtur më parë, Uverturën Festive të Nikolla Zoraqit, si dhe Simfoninë në Do Maxhor të George Bizet dhe Koncertin e violonçelit dhe orkestrës të Saint-Saëns nr. 2 opera 119, kësaj radhe me pjesëmarrjen e veçantë të violonçelistit francez, Aurelien Sabouret.

Koncerti do të mbahet ditën e dielë, më 2 prill në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, në orën 19:00.

/rtsh.al/