RTSH 24 Live

Botë

Takimi Netanyahu-Rubio, konfirmojnë planin për Gazën dhe luftën kundër Iranit

16/02/2025

Takimi Netanyahu-Rubio, konfirmojnë planin për Gazën dhe luftën kundër Iranit

Duke u shprehur se presidenti amerikan Donald Trump është miku më i madh që Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha nga Tel-Avivi gjatë konferencës me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, se ata kanë një plan të përbashkët për të ardhmen e Gazës.

"Diskutuam vizionin e guximshëm të Trump për të ardhmen e Gazës dhe do të punojmë për të siguruar që vizioni të bëhet realitet," tha Netanjahu.

Trump propozoi këtë muaj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrjen nën kontroll të Gazës dhe largimin e palestinezëve nga Rripi i i Gazës, duke shkaktuar një stuhi kundërshtish nga vendet perëndimore.

"Mund të ketë tronditur dhe habitur shumë," tha Rubio në lidhje me planin, "por ajo që nuk mund të vazhdojë është i njëjti cikël, ku ne përsërisim vazhdimisht dhe përfundojmë në të njëjtin vend".

Kryeministri izraelit tha po ashtu se me mbështetjen e SHBA-së do të përfundonte punën e nisur me Iranin.

"Gjatë 16 muajve të fundit, Izraeli i ka dhënë një goditje të fuqishme boshtit terrorist të Iranit. Nën udhëheqjen e fortë të presidentit Trump nuk kam dyshim se ne mundet dhe do ta përfundojmë punën," tha Netanyahu.

Ndërsa Rubio shtoi se "nuk do të mund të ketë kurrë një Iran bërthamor".

"Është e rëndësishme të theksohet vazhdimisht se nëse flasim për Hamasin ose për Hezbollahun, flasim për dhunën në Bregun Perëndimor, ose flasim për destabilizimin në Siri, ose flasim për ndonjë nga këto çështje, që janë milicitë në Irak, të gjitha kanë një të përbashkët – Iranin," shtoi Rubio.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/