Bisedimet vendimtare midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas kanë filluar në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite. Uashingtoni përfaqësohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare Mike Wools, ndërsa Ukraina nga këshilltari i presidentit Zelensky, Andrei Yermak, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së vendit.
këshilltari i Zelensky tha se Ukraina ishte "e hapur" për bisedime.
"Tani ne mendojmë se është e nevojshme të diskutohet gjëja më e rëndësishme: si të fillohet ky proces. Ne jemi të hapur, shumë të hapur. Dhe ne duam të kemi një diskutim shumë konstruktiv, të thellë, miqësor me partnerët tanë amerikanë. Garancitë amerikane të sigurisë janë shumë të rëndësishme për të parandaluar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen." u tha ai gazetarëve.
Yermak refuzoi, megjithatë, t'i përgjigjej pyetjes së një gazetari në lidhje me lëshimet që Ukraina do të ishte e gatshme të bënte për të arritur një marrëveshje paqeje.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se Ukraina duhet të bëjë lëshime pr t’i dhënë fund luftës.
Komentet erdhën ndërsa Rubio po udhëtonte për në Jeddah për bisedime me zyrtarët ukrainas. Bisedimet e sotme në Jeddah janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kievin, i cili është në një pozitë veçanërisht të vështirë pas vendimit të administratës Trump për të ndalur të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën.
/rtsh.al/