RTSH 24 Live

Rajon

Takimi në Ohër, Vuçiç: Nuk firmosëm marrëveshjen pasi Serbia do pajtohej me pavarësinë e Kosovës

19/03/2023

Takimi në Ohër, Vuçiç: Nuk firmosëm marrëveshjen pasi Serbia do pajtohej me pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka sqaruar se pse nuk firmosi marrëveshje në takimin në Ohër. Kjo nuk ndodhi pasi, sipas tij, Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur dhe kjo është një vijë e kuqe për Beogradin.

Vuçiç tha se Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe për këtë arsye nuk dëshiron marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën.

Nënshkrimi i marrëveshjes në Ohër, tha Vuçiç, do të kishte rezultuar me obligim ligjor formal për Serbinë që të pajtohej me pavarësinë e Kosovës.

“E thashë edhe sot, se askush nuk mund të vendosë obligim ligjor ndaj Serbisë. Prandaj ne nuk nënshkruam atë që BE-ja e quajti marrëveshje, as aneks, por Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin deri në vijat e kuqe “, theksoi Vuçiç.

Vuçiç sqaroi se teksti i planit të zbatimit që u negociua në Ohër ndryshoi 12 herë në mënyrë që të zbatohej Kushtetuta e Serbisë dhe serbët në Kosovë të kishin një mjedis të sigurt, raporton Tanjug.

"Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t'u arritur, veçanërisht pasi presionet e jashtme janë gjithmonë të tilla që do t'ju bëjnë të hiqni dorë nga kjo e treta" tha Vuçiç.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër arritën marrëveshje të zbatonin propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

/rtsh.al/