RTSH 24 Live

Botë

Takimi me mbretin Abdullah, Trump: Shteti arab nuk i merr banorët e Gazës

6 orë para

Takimi me mbretin Abdullah, Trump: Shteti arab nuk i merr banorët e Gazës

Mbreti Abdullah i Jordanisë, gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale ka kërkuar që palestinezët të mbeten në Gaza, ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump pohoi se do të ishte më mirë që ata të zhvendoseshin në zona më të sigurta.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se Trump kërkoi që përmbledhja e tij e takimit t'u transmetohej gazetarëve dhe mbreti ka kërkuar që palestinezët të qëndronin në Gazë.

Mbreti do të preferonte shumë që palestinezët të qëndronin në vend, me tokën shtesë që do të përdorej për zhvillim të ri, i cili do të krijonte shumë vende pune në nivele të paparë më parë.

Por presidenti mendon se do të ishte shumë më mirë dhe më madhështore nëse këta palestinezë mund të zhvendoseshin në zona më të sigurta.  

Partnerët tanë arabë në rajon janë ngarkuar të hartojnë një plan paqeje për t'ia paraqitur presidentit që është në vazhdim e sipër. Administrata vazhdon të punojë me partnerët tanë arabë në rajon, ne qëndrojmë ngushtë me aleatin tonë Izraelin”, tha Leavitt, duke lexuar deklaratën e Trump.

 /rtsh.al/