RTSH 24 Live

Botë

Presidenti i Libanit: Izraeli të tërhiqet nga vendi deri në fund të javës së ardhshme

8 orë para

Presidenti i Libanit: Izraeli të tërhiqet nga vendi deri në fund të javës së ardhshme

Presidenti libanez i ka kërkuar Izraelit që të tërhiqet nga Libani deri në fundin e javës së ardhshme. Kreu i shtetit libanez, Joseph Aoun thotë se Izraeli duhet të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Libani deri në afatin e javës së ardhshme.

Në një deklaratë, Aoun mohon raportet e mediave për një zgjatje tjetër të armëpushimit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Franca, i arritur në fund të nëntorit, i dha Izraelit 60 ditë për t'u tërhequr ndërsa Hezbollahu u ripozicionua në veri të lumit Litani.

Afati u shty më vonë deri më 18 shkurt. Mediat izraelite dhe libaneze, duke cituar burime anonime lokale dhe perëndimore, raportuan se afati i tërheqjes ishte shtyrë deri më 28 shkurt.

Ndërkaq, është shënuar incidenti i parë i tillë që nga armëpushimi ku avionët luftarakë izraelitë thyen barrierën e zërit në lartësi të ulët mbi Bejrut dhe zona të tjera të mërkurën.

/rtsh.al/